Detaje të reja për pronarin që u gjend i pajetë në një magazinë në autostradën Tiranë-Durrës

Shqipëria

Detaje të reja për pronarin që u gjend i pajetë në një magazinë në autostradën Tiranë-Durrës

Më: 31 janar 2021 Në ora: 11:04
Foto ilustruese

Pronari i një firme është gjetur i pajetë në autostradën Tiranë-Durrës.

Trupi i pajetë i shtetasit me inicialet N. D., 58 vjeç., është gjetur rreth orës 07:40, në një magazinë.

Dyshimet paraprake janë se ai mund të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale, megjithatë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat