“Simbol i tokës së xanun”/ Rama flet për projektin e Piramdës: Ka qenë më i vështiri

Shqipëria

“Simbol i tokës së xanun”/ Rama flet për projektin e Piramdës: Ka qenë më i vështiri

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 12:18
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte i pranishëm sot në ditën e nisjes së zbatimit të projektit të rijetëzimit të Piramidës së Tiranës.

Kreu i qeverisë u shpreh se projekti për Piramidën ka qenë më i vështiri, por thekson se koha e madhe e harxhuar nuk ka humbur kot, pasi ky projekt është shumë bindës dhe ambicioz.

Sipas tij,Piramida që ndodhet në mes të Tiranës u kthye në qendër të kioskëzimit, madje dhe simbolit të ‘tokës së xanun’, teksa vetë e pranon se për 11 vite si kryebashkiak e ka pasur në mendje se si mund të kthehej në aset.

”Ne sot këtu shohim nisjen e një projekti që ka marrë shumë kohë. Ky është projekti që në këndvështrimin tim ka qenë më i vështiri për të marrë formën e dëshiruar dhe për të jetësuar harmonizimin shumë të vështirë midis të shkuarës dhe të ardhmes.

Ka qenë një ndërtesë që kur u ngrit dihet se çfarë qëllimi kishte, por nga pikëpamja arkitektonike ishte ndryshe nga të tjerat. Ishte shkuarje përtej kornizës së asaj kohe, për të thënë që ajo që nuk i lejohej tjerëve, dhënia e një forme që ishte e lidhur me arkitekturën moderne, ishte si për të thënë që diçka e tillë ishte e mundur. Kjo e bëri godinën një objekt që patjetër duhej ruajtur, jo thjeshtë për historinë e saj, por për formën e saj.

Vitet që erdhën e lanë këtë godinë mu në mes të Tiranës, në një proces degradimi ku kurrë nuk u gjet mënyra që kjo godinë të shërbente jo më për qëllimin që u ndërtua, por për qëllime tjera e funksione të tjera. Piramida u kthye si një lloj simboli i tokës së xanun në një bashkëpunim mes shtetit dhe aktorëve të ndryshëm ku veprimtaritë nuk kishin lidhje me njëra tjetrën, dhe ku hapësira qëndrore mbeti përherë e shkretë. Më pas lindi ideja për ta kthyer në parlamentin e ri, e për ta rrëzuar godinën, gjë që shkaktoi acarim te brezi i ri. Në shumë vite u bë një qoskëzim i godinës. Të rinjtë protestuan kundër shembjes së saj.

Lindi ideja iracionale për ta kthyer territor, në territorin e parlamentit të ri, dhe për ta fshirë komplent nga dheu, gjë që shumë papritur krijoi një acarim tek brezi më i ri. Tek ai brez pak i lidhur ose aspak i lidhur me kohën e dikurshme. Sapo kishte hyrë në botën dixhitale, asoj kohe shumë e brishtë. Dhe rrjetet e sapokrijuara sociale nisën të përdoren në atë kohë për të thirrur për protestë. Protestuesit ishin më të rinjtë, që s’kishin lidhje me Enver Hoxhën e komunizmin. Nuk protestonin për të protestuar për muzeun e Hoxhës, por për të ruajtur një shenjë të një kujtese që nuk ishte kujtesa e tyre e drejtpërdrejtë, por ishte kujtesa kolektive që ruhet nga brezi në brez pikërisht nëpërmjet këtyre ndërhyrjeve tejet të komplikuara për ta sjellë në një godinë tjetër.

Megjithatë duhet ta pranoj se dukeqenë se qysh jam bërë kryebashkiak,e  kam pasur në mendje këtë godinë, sfidën për ta kthyer në një aset jo vetëm arkitektonik por edhe kulturor e social të Tiranës. Është sfidë shumë e ndërlikuar. Godina është shumë karakteristike, shumë e veçantë. Hapësirat e saj nuk janë lehtësisht të përdorshme. Sfida është programi i godinës. Çfarë do përmbajë brenda. Për çfarë do shërbejë. U bë tentativë absurde, qesharake, tragji-komike për historinë e kulturës dhe arkitekturës për ta bërë Teatër Kombëtar. U shpenzuan miliona dollarë, u bë një barbari brenda së cilës u janë ende gjurmët. U vodhën një pejsë e pllakave, aksesorëve të mbetur, për të lënë pas një gërmadhë. Dëshmia që vulosi faktin se godina nuk mund më të shihej si një hapësirë ku mund të kioskëzohej nga idetë spontane apo qëllimet e lindura”- tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat