Vetëvaret një person, u gjet në banesë nga familjarët

Shqipëria

Vetëvaret një person, u gjet në banesë nga familjarët

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Një person i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Ngjarja tragjike është raportuar në fshatin Roj i Ri, në Shkodër, pasditen e sotme.

Raportohet se 58-vjeçari me inicialet P. S, u gjet i vetëvarur në banesë.

Ishin familjarët e tij që lajmëruan policinë. Nga kqyrja e trupit nuk janë vënë re shenja dhune.

Veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat