Masakra e 4 shkurtit/ Presidenti Meta: Antifashizmi qëndron në themel të demokracisë dhe rrugëtimit evropian të Shqipërisë

Shqipëria

Masakra e 4 shkurtit/ Presidenti Meta: Antifashizmi qëndron në themel të demokracisë dhe rrugëtimit evropian të Shqipërisë

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 19:52
Foto ilustrim

Duke reaguar për masakrën e 4 shkurtit të vitit 1944 në Tiranë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta e konsideron këtë ngjarje një nga krimet më të egra çnjerëzore.

Sipas tij, antifashizmi dhe vlerat patriotike të Luftës, qëndrojnë në themel të lirisë, demokracisë, kontributit tonë në NATO dhe rrugëtimin europian të Shqipërisë.

Reagimi i plotë

Masakra e 4 shkurtit të vitit 1944 në Tiranë është gdhendur në memorien historike të kombit, si një nga krimet më të egra çnjerëzore, të kryera veçanërisht ndaj popullsisë civile, nga pushtuesit nazistë dhe shërbëtorët e tyre kuislingë.

Në 77-vjetorin e kësaj date kujtese dhe simbol të vuajtjes e qëndresës së Tiranës heroike, nderojmë sot me dhembje dhe respekt të lartë, kujtimin e paharruar të viktimave të pafajshme dhe sakrificat e jashtëzakonshme të qytetarëve tiranas, për Çlirimin e kryeqytetit dhe të gjithë Shqipërisë.

Antifashizmi dhe vlerat patriotike të Luftës, qëndrojnë në themel të lirisë, demokracisë, kontributit tonë në NATO dhe rrugëtimin europian të Shqipërisë.

Krenarë, që në një nga periudhat më të errëta të njerëzimit, u rreshtuam në anën e duhur të historisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat