Tabaku: Fatura e premtimeve shkon 450-500 milionë euro në vit

Shqipëria

Tabaku: Fatura e premtimeve shkon 450-500 milionë euro në vit

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 10:31
Jorida Tabaku

Ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku teksa ka folur programin ekonomik të PD tha se për të bërë realitet të gjitha premtimet fatura vjetore do të jetë nga 450-500 milion euro.

Tabaku tha se në programin e PD janë bazuar në një analizë të saktë për çdo element. Ish deputetja theksoi se për çdo sektor ka një buxhet dhe konkretisht të gjitha këto zëra shkojnë në afro 450 deri në 500 milion euro në vit.

“Në 2013 kur Rama erdhi në pushtet nxorri disa shifra në ajër, siç u provuan edhe në 8 vite që shkuan në krah të kundërt. Ne në programin tonë jemi bazuar në një analizë të saktë për çdo element. Ne kemi vendosur disa objektiva, të cilat i kemi quajtur synimet tona. Ne e shikojmë qyterarin shqiptar në përfundim të këtij programi me dyfishim të të ardhurave. Me programin tonë do forcojmë shtresën e mesme. Programi ynë ka edhe një aspekt të rëndësishëm social.

Unë mund tju siguroja shifrat në pikëpamjen e taksave si në uljen e buxhetit të shtetit, në formalizimin e ekonomisë, kursimet që mund të vinë nga sistemi i koncesioneve dhe tenderimeve, dhe janë më se të mjaftueshme për angazhimet që kemi marrë. Për çdo sektor ka një buxhet. Konkretisht të gjitha këto zëra shkojnë në afro 450 deri në 500 milion eurio në vit, në varësi të impaktit që do të ketë”, shkruan Tabaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat