Nxënës, mësues e infermierë, ku janë 25 të infektuarit me COVID dje në Berat

Shqipëria

Nxënës, mësues e infermierë, ku janë 25 të infektuarit me COVID dje në Berat

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 07:48
Ilustrim

25 raste me COVID janë regjistruar dje në qarkun e Beratit.

Të infektuar janë 2 mësues në shkollën 9-vjeçare “Thimi Tani” në Berat, 3 në shkollën 9-vjeçare “Sali Gjuka” në Urë-Vajgurore, 2 në shkollën e mesme “Muhamerr Janina” në Urë-Vajgurore, dhe 3 mësues në shkollën 9-vjeçare të fshatit Mbrakull. Të infektuar janë dhe infermierë e punonjës në një supermarketi.

Në 24 orët e fundit, ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi se janë konfirmuar pozitivë për koronavirusin 1,089 qytetarë nga 4,270 testime të kryera.

Rastet:

-2 mësues në shkollën 9-vjeçare "Thimi Tani" në Berat,

-3 mësues në shkollën 9-vjeçare "Sali Gjuka" në Urë-Vajgurore,

-2 mësues në shkollën e mesme "Muhamerr Janina" në Urë-Vajgurore,

-3 mësues në shkollën 9-vjeçare të fshatit Mbrakull, 

-2 mësues në shkollën 9-vjeçare të fshatit Karkanjoz, 1 nxënës në gjimnazin "Babë Dudë Karbunara" në Berat,

-6 nxënës në gjimnazin "5 Tetori" në Kuçovë,

-2 student,

-2 infermier në Qendrën Shëndetësore të fshatit Mbrakull në Poliçan,

-2 punonjëse në Big Market në Berat,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat