I sëmuri mendor tentoi të përdhunonte 20-vjeçaren, kryeplaku: Edhe vëllezërit e tij janë të sëmurë, por...

Shqipëria

I sëmuri mendor tentoi të përdhunonte 20-vjeçaren, kryeplaku: Edhe vëllezërit e tij janë të sëmurë, por...

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 13:52
Hekuran Balla

Një ditë më parë është arrestuar nga policia e Lushnjës një 44-vjeçar, i cili tentoi që të përdhunonte një 20-vjeçare. I arrestuari është shtetasi Besim Hysllari, i cili ka probleme mendore.

44-vjeçari ka kartelë shëndetësore dhe diçka e tillë pranohet edhe nga familjarët e tij. Kjo çështje është diskutuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”, ku është marrë në intervistë edhe administratori i fshatit Zhame, Lushnje.

Hekuran Balla u shpreh se Besimi është një person i sëmurë dhe i pavetëdijshëm. Ai shtoi se në fshat nuk ka patur asnjëherë një rast të tillë.

“I sëmurë ka qenë, por nuk ka bërë ndonjë gjë të tillë. Nuk mund të flas për atë lloj ngjarje, se nuk di gjë. Nuk e di se si i ka ardhur”, tha Balla.

Ky i fundit shtoi se nuk është përjetuar mirë kjo ngjarje në komunitet, pasi nuk është aspak lajm i mirë.

“Nuk është lajm i mirë për ne. Është rasti i parë, vëllezërit e tij të sëmurë janë, por janë çuna të urtë, nuk kanë bërë asnjëherë gjëra të tilla”, përfundoi kryeplaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat