Meta-Rama, në Kushtetuese në 25 mars për dekretimin e ministrave

Shqipëria

Meta-Rama, në Kushtetuese në 25 mars për dekretimin e ministrave

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 22:05
Meta, Rama

Gjykata Kushtetuese do të mblidhet në datën 25 mars për të vendosur nëse Presidenti ka të drejtë të refuzojë dekretin për emërimin e ministrave. Ankesa është paraqitur në vitin 2019, kur Ilir Meta nuk pranoi të firmoste për Gent Cakajn.

Muaji mars do të shënojë nisjen e përballjeve  të para politike në Gjykatën Kushtetuese.

Në datën 25 mars presidenti i Republikës dhe kryeministri Edi Rama do të përballen mbi të drejtën e emërimit dhe firmosje së dekreteve për ministrave.

Debati nisi në propozimin e Gent Cakaj si ministër të Jashtëm, por në fillim të janarit të vitit 2019 Kreu i Shtetit refuzoi ta firmosë.

Kjo detyroi kreun e qeverise të mbante gjithashtu dhe detyrën e kryediplomatit dhe menjëherë pas kësaj ka komanduar Cakajn të kryejë detyrën.

Në atë kohë mazhoranca deklaroi se Presidenti e kishte për detyrë të dekretonte kërkesën e Kryeministrit duke e konsideruar thjesht procedurë.

Por në të kundërt Kreu i Shtetit nënvizoi detyrimin kushtetues, çka solli dhe padinë në Gjykatën Kushtetuese për zgjidhjen e marrëveshjes.

Një tjetër çështje që do të sjellë përballjen politike është dhe ankesa që kryerepublikani Fatmir Mediu ka bërë për kufizimet e aktiviteteve politike për shkak të pandemisë. Kjo çështje do të diskutohet në datën 2 mars.

Megjithatë trupa tashmë prej 7 anëtarësh ende nuk ka vendosur se kur do të shqyrtohet padia për zgjedhjet vendore të datës 30 qershor, ankesë për të cilën ka paraqitur Voltana Ademi në emër të Shoqatës së Bashkive, por po ashtu afat nuk ka as për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Për këtë të fundit ankesë ka paraqitur Presidenti i Republikës por dhe vetë artistët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat