“Ky duket si fjalim politik” Spiropali: Për çfarë kam ardhur këtu për kafe? Mund të flasim edhe për Kafkën Kadarenë e Servantesin

Shqipëria

“Ky duket si fjalim politik” Spiropali: Për çfarë kam ardhur këtu për kafe? Mund të flasim edhe për Kafkën Kadarenë e Servantesin

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 08:32
Elisa Spiropali

E ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela, Elisa Spiropali, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin u shpreh se PS matet në zgjedhje me atë që ka bërë dhe atë që do të bëjë.

Spiropali: Ne po matemi në zgjedhje me atë që kemi bërë dhe atë që do të bëjmë. Ne shkojmë në Kamëz, në Vorë, në Kavajë dhe në fshatra. Ne bëjmë shkolla, ujësjellësa, ato që ata nuk i kanë bërë për dhjetëra vite që i kanë drejtuar këto bashkia. 53% e banorëve të Kamzës nuk janë të lidhur në rrjetin ujësjellës. U kanë thënë hajde ndërtoni aty dhe nuk kanë çerdhe dhe shkolla.

Lela: Ky duket si fjalim politik tani, për propagandë.

Spiropali: Po pse për çfarë kam ardhur këtu unë, për caj dhe për kafe?

Lela: Jo për fjalim politik. E nisëm mirë.

Spiropali: Ne mund të flasim këtu edhe për Kafkën edhe për Ismail Kadarenë, edhe për Servantesin edhe për gjeni, por kemi ardhur për politikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat