“Rama tha se jam arrestuar”, mjeku lë të kuptohet se pas akuzave fshihet sulm politik

Shqipëria

“Rama tha se jam arrestuar”, mjeku lë të kuptohet se pas akuzave fshihet sulm politik

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 14:12
Edvin Prifti

Mjeku kardiolog Edvin Prifti la të kuptohet se pas akuzave të tij fshihet  një ‘luftë politike”

Edvin Prifti: “Sapo erdha nga një lokal pranë gjykatës ku po dëgjoja një regjistrim të kryeministrit që më thoshte se jam arrestuar dy orë më përpara.  Pyetjet duhet tia drejtoni atij sepse unë tashmë jam arrestuar”  tha Prifti duke iu referuar reagimit të kryeministrit Rama pak orë më përpara ku e quante lajm të mirë arrestimin e tij.

Prifti këmbëngul  se është i pafajshëm  

“Jam totalisht i pafajshëm. Të gjitha provat i kam dhënë gjykatës. Besoj se do ketë drejtësi”

Pyetje: Ju jeni njohur për pikëpakjet e djathta?

Edvin Prifti: Pikëpamjet e mija nuk janë të djathta por thellësisht demokratike, liberale në funksion të asaj që duam të ndërtojmë. Mendimet e mija janë të dokumentuara. Nëse shkojnë ndesh me personalitete të caktuara  kjo është çështje tjetër.

Nëse dilni me pranga në duar?

Edvin Prifti: “Unë do preferoja që prangat të mi vinin në duar këtu tani do ishte më simpatike për gjithë popullin.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat