Ministrja Balluku reagon për bllokimin e rrugës Milot-Lezhë: Ja përse kërkuam ndalimin e mjeteve

Shqipëria

Ministrja Balluku reagon për bllokimin e rrugës Milot-Lezhë: Ja përse kërkuam ndalimin e mjeteve

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 16:11
Belinda Balluku

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka reaguar sot në lidhje me bllokimin e aksit Milot-Lezhë.

Sipas Ballukut në këtë aks rrugor dëbora nuk ka qenë shkaktar i bllokimit, madje siguron se borëpastrueset kanë qenë që në momentin e parë. Ajo sqaron se shkak ishte stuhia dhe automjetet e prishura në rrugë, prandaj dhe u bllokua rruga.

”Më duhet të komunikoj që shteti ka qenë në këmbë. Qindra punonjës, jo vetëm akset rrugore por edhe të OSHEE edhe të OST kanë qenë në krye të detyrës. Ndoshta vend për kritika ka gjithmonë, por duhet ditur puna dhe kontributi i atyre që vijojnë të jenë në terren. Kjo s’ka të bëjë me detyrën time. Padyshim duhet kuptuar puna e qindra e mijëra burrave dhe grave që mbrëmë në mese të stuhisë, që kanë qenë fshat më fshat për të çuar dhe kthyer energjinë në çdo zonë të thellë. Edhe ata që kanë qenë në Milot-Lezhë, për të thënë të drejtën ishte qendër e debatit politik.

Për të thënë të drejtën me ata qytetarë kam qenë deri në të gdhirë. I keni informacionet e gabuara. Nuk ka qenë i zënë aksi i Milot-Lezhë për shkak të dëborës, ka qenë i zënë për shkak të stuhisë. Nuk kishte shikueshmëri. Por ne nuk kemi shkopin magjik. Borëpastrueset kanë qenë aty, problematika nuk ka qenë me borëpastrueset, por me automjetet e prishura dhe sidomos me ato të tonazhit të rëndë, që  i kanë bllokuar këto akse. Prandaj kërkuam bllokimin dhe mos qarkullimin e tyre.

Shumë e turpshme që disa persona publikë, dhe njërit prej tyre ku thoshte me urrejtje si njerëzit mund të bëhen vrasës. Si mund të bësh thirrje për urrejtje. Nuk e di nëse do e bënte më mirë detyrën. I bëj thirrje qytetarëve dhe i mirëkuptoj për reagimet njerëzore. Mos i përdorni akset e rrezikshme. Nuk është situatë normale, është mot ekstrem që do të vijojë deri të premten në mesditë. Presim ulje të temperaturave, në veri mund të shkojë deri në -24 gradë.

Në orët e para akset bllokohen. Ne nuk kemi shkopin magjik. Nuk dijmë të bëjmë llafe, por bëjmë punë. Ky është ndryshimi jonë.” tha ndër të tjera Balluku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat