Manastirliu: Nuk janë ezauruar kapacitetet në katër spitalet COVID, spitalet rajonale u hapën për...

Shqipëria

Manastirliu: Nuk janë ezauruar kapacitetet në katër spitalet COVID, spitalet rajonale u hapën për...

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 11:22
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, theksoi se kapacitetet në katër spitalet COVID në Tiranë nuk janë ezauruar.

Sipas ministres, janë ende 550 shtretër në dispozicion, ndërsa shtoi se po ashtu janë vendosur edhe disa shtretër shtesë.

Për hapjen e spitaleve rajonale, Manastirliu u shpreh se kjo u bë për të krijuar disponibilitetin e nevojshëm.

“Duhet të kuptojmë që nuk janë ezauruar kapacitetet në katër spitalet COVID, spitalet rajonale hapen për të krijuar disponibilitetin e nevojshëm. Spitalet COVID kanë 550 shtretër në dispozicion, në katër spitalet. Kemi vendosur edhe shtretër ekstra, ndërsa në dy spitalet rajonale, në Durrës dhe Shkodër janë 60 shtretër dhe 80 shtretër përkatësisht. Në Shkodër dhe në Vlorë janë rreth 20 të shtruar, pa përfshirë ata që trajtohen për post-covid dhe ata që janë raste të dyshuar”, tha Ministrja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat