Vdekja e mjekut të njohur, djali: Najada Çomo refuzoi t’i jepte shërbim te Infektivi, kam prova

Shqipëria

Vdekja e mjekut të njohur, djali: Najada Çomo refuzoi t’i jepte shërbim te Infektivi, kam prova

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 00:38
Altin Kuqo

Dy ditë më parë ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare mjeku i njohur neurolog Ali Kuqo. Një ditë pasi u përcoll për në banesën e fundit, djali i tij mjeku Altin Kuqo akuzon shefen e Infektivit Najada Çomo se i ishte refuzuar shërbimi te spitali COVID-1, ku trajtohen pacientët me koronavirus duke nënkuptuar se i ati ishte i infektuar.

Altin Kuqo në denoncimin që bën deklaron se ka të gjitha provat që Najada Çomo, babait të tij, që ishte një mjek shumë i njohur nuk i shërbeu duke refuzuar.

“Babait tim profesor i nderuar i Neurologjise dhe ish mjek i QSUNT dhe mua si mjek qe punoj ne QSUNT na u refuzua sherbimi prane spitalit Covid 1 nga shefja Najada.

Dhe une disponoj te gjitha provat e refuzimit te sherbimit prej saj. Per mua ishte e rende t’a provoj” denoncon ai, në postimin e reagimit të QSUT-së për vdekjen e babait të dy vajzave.

Image
Facebook
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat