9 vjet nga rënia e Feti Voglit, si e kujton ish-komandanti i tij

Shqipëria

9 vjet nga rënia e Feti Voglit, si e kujton ish-komandanti i tij

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 13:31
Kapiten Feti Vogli

Nëtë vite më parë, u vra gjatë misionit të tij në Afganistan ushtaraku shqiptar Kapiten Feti Vogli. Ky i fundit ishte duke kryer një mision në kuadër të “Eagle4” në Afganistan kur grupi i ushtarëve shqiptarë u qëllua me brëshëri nga një polic afgan.

Në këtë sulm mbeti i vdekur Kapiten Feti Vogli si edhe u plagos rëndë ushtari Aleksandër Peçi.

Përmes një postimi në Facebook, ish-komandanti i Batalionit të Forcave Speciale të ushtrisë, Dritan Demiraj ka kujtuar këtë ngjarje duke theksuar se Vogli i shqua për trimëri dhe profesionalizëm.

Postimi i Demirajt

Të nderuar bashkëkombas!
Si sot 9 vite më parë dha jetën në krye të detyrës Dëshmori i Atdheut Kapiten Feti Vogli!
Kapiten Feti Vogli ishte pjesë e misionit luftarak “Eagle-4” të Forcave Speciale BOS në Kandahar. Ai u vra në pabesi nga një polic afghan gjatë kryerjes së misionit në fshatin Badurzai.
Gjatë gjithë karrieres se tij Kapiten Vogli u shqua për profesionalizëm dhe trimëri.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, bashkëshortes, vajzës, nënës dhe gjithë familjarëve.
Ngushëllime gjithashtu të gjithë kolegëve tanë të Regjimentit të Operacioneve Speciale në Zall-Herr.
Mu dha mundësia të isha në Shqipëri dhe me shumë respekt bëra nderimin e figurës së Tij.
RIP. DD.

Image
Dritan Demiraj
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat