Trondit Ralf Gjoni në parlament: Do të ketë vrasje mafioze politike si në Siçili, mbajeni mend

Shqipëria

Trondit Ralf Gjoni në parlament: Do të ketë vrasje mafioze politike si në Siçili, mbajeni mend

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 11:58
Ralf Gjoni

Integrimi i vendit në Bashkimin Europian, është një përrallë tha deputeti Ralf Gjoni në parlament ditën e sotme.

Gjoni madje rreshtoi edhe disa nga arsyet se pse kjo gjë nuk do të ndodhë.

Gjithashtu tronditi me fjalët e tij duke thënë se në të ardhmen do të ketë vrasje mafioze politike në Shqipëri si në Siçilinë e viteve '70.

"E kemi humbur prej kohësh mundësinë si Shqipëri për të shkuar në Europë. Ne kemi qenë të fundit gjithmonë, të fundit edhe në Integrim dhe në realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të barabarta. Këta bajraktarët tanë e kanë kthyer si një fabul imagjinare integrimin. Në fakt sllogani duhet të ishte ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Sot kush ka dy parë tru e di shumë mirë që integrimi drejt BE është një përrallë, që nuk e beson kush.

Kjo është të vësh duart në kokë dhe të ulërasësh. Mua më dhëmb kur shoh sesi klasa politike tallet me integrimin. Është bërë shumë më keq sot, sepse influencojnë votimin këtu ne Kuvend dhe do të vazhdojnë që të ushtrojnë të njëjtën influencë në zgjedhjet e 25 prillit. Nuk ka votë të lirë më 25 prill, është një dhuratë që opozita e bashkuar ja ka bërë Edi Ramës. Kështu që bashkë do ti shërbejnë njëri- tjetrit për të siguruar vazhdimësinë pushtetit. Mbajeni mend por Shqipëria do të mbizotërohet nga vrasje mafioze politike si në Siçilinë e viteve 70. '- tha Gjoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat