Shtypi me dashje me makinë bashkëfshatarin e tij, Mëhill Gega tenton vetëvrasjen në burg

Shqipëria

Shtypi me dashje me makinë bashkëfshatarin e tij, Mëhill Gega tenton vetëvrasjen në burg

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 12:10
Mëhill Gega

Ka tentuar të vetëvritet me paraburgimin e Shënkollit, Mëhill Gega, 60-vjeçar i cili më 17 shkurt në fshatin Bungaj të Mirditës aksidentoi për vdekje bashkëfshatarin e tij, Mark Gjeta

Lajmi konfirmohet nga vetë familjarët, të cilët thonë se ai ka tentuar të presë damarët e dorës dhe është dërguar për mjekim ne spital.

Mehill Gega është vëne nën akuze për vrasje me dashje.

Ndaj tij gjykata e Lezhës të shtunën ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat