Hetimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve/ ILD trajnon inspektorët e rinj

Shqipëria

Hetimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve/ ILD trajnon inspektorët e rinj

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 18:08
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në institucionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë u zhvillua trajnimi një ditor me inspektorët e rinj magjistratë e jo magjistratë me temë “Sistemi disiplinor në një këndvështrim të përgjithshëm”. Trajnimi u organizua në bashkëpunim me misionin EURALIUS V, me përfaqësues drejtuesen e projektit Dr. Agnes Bernhard dhe eksperten ndërkombëtare zj. Anita Mihailova.

Në fjalën e tij Inspektori i Lartë i Drejtësisë z. Artur Metani foli për punën e  zyrës së ILD-së gjatë këtij viti të parë, në drejtim të zbatimit të kuadrit të ri ligjor mbi përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë si dhe trajtimin e ankesave që vijnë nga qytetarë dhe institucione.

Pjesëmarrësit në trajnim diskutuan edhe mbi përputhshmërinë e sistemit të ri disiplinor të Shqipërisë me praktikat e standardet ndërkombëtare.

Ky është i pari nga një cikël trajnimesh që zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë zhvillon në bashkëpunim me misionin EURALIUS V në drejtim të forcimit të kapaciteteve dhe do përfshijë edhe ndihmës inspektorët dhe kabinetin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat