Apeli i Manastirliut për qytetarët: Të ndihmojmë bluzat e bardha për të shkëputur zinxhirin e infeksionit

Shqipëria

Apeli i Manastirliut për qytetarët: Të ndihmojmë bluzat e bardha për të shkëputur zinxhirin e infeksionit

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 10:18
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një reagimin në rrjetin social “Facebook” ka shprehur mirënjohjen për bluzat e bardha.

Në përballje me Covid-19 personeli mjekësor është me i rrezikuari pasi ndodhen në vijën e parë të rrezikut me këtë sëmundje.

Ajo ka shtuar se koha e vështirë që po kalojmë na thërret për më shumë solidaritet.

“Mirënjohje për sakrificën, durimin e përkushtimin e të gjithë stafeve mjekësore që janë në vijën e parë të frontit, në përballje me Covid-19. Koha e vështirë që po kalojmë na thërret për më shumë solidaritet, për t’i dhënë një dorë mjekëve e infermierëve kudo në Shqipëri, duke zbatuar rregullat anti-Covid për të këputur sa më shumë hallka në zinxhirin e infektimeve”, shkruan Manastirliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat