Erl Murati numëron gabimet që mund t'i kushtojnë humbjen Bashës: Ka arsye për t’u shqetësuar

Shqipëria

Erl Murati numëron gabimet që mund t'i kushtojnë humbjen Bashës: Ka arsye për t’u shqetësuar

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 23:10
Erl Murati

Kryeredaktori i “Gazeta Shqiptare”, Erl Murati thotë se në pyetjen drejtuar publikut se cili mund të ishte personi më i përshtatshëm për kryeministër, Edi Rama apo Basha, kryeministri aktual mund të ketë një avantazh por ai theksoi se vihet re një distancë e madhe. Për këtë shtoi z. Murati opozita duhet të shqetësohet.

“Ti ke parë fjalë vjen kryeministrin që është pritur nga Erdogan me tam-tame dhe deri diku është e kuptueshme deri diku që të ketë një avantazh të lehtë. Por nga an tjetër nuk është e kuptueshme që të ketë një diferencë prej 14.3%. Mendoj se ka vend për t’u shqetësuar nga opozita”, tha ai.

Kryeredaktori i GSH shprehur kritika të forta ndaj kreut të opozitës duke thënë se deri tani nuk ka bërë premtime të forta për të shkundur situatën politike në vend dhe në vend të kësaj po qëndron në zonë “komode”.

“Për mendimin tim, ai (Basha) po bën të njëjtat gabime si në vitin 2017 dhe mendoj se ka arsye për t’u shqetësuar. Për sa i përket imazhit të lidershipit, z. Basha dhe znj. Kryemadhi vuajnë një problem shumë të madhe dhe ë reflektohet në këtë sondazh. E vuajnë peshën e Ilir Metës dhe Sali Berishës. Nuk shohin lidershipin e fortë, por bën pak për të dalë nga ajo zona e komfortit. Nuk po bën vendimmarrje të fortë që të shkundi. Arritja më e madhe e ka qenë koalicioni ku në fund të fundit janë njerëz që kanë gjithë jetën që janë pranë PD. Dy muaj para zgjedhjeve opozita nuk ka akoma kandidatët për deputetë. Po të flasësh me drejtuesit e qarqeve të PD, ata janë në fazën e njohjes me strukturat e PD. Nuk ka shkundje për të ndryshuar këtë situatë”, u shpreh Erl Murati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat