“Ik se ta çava kokën, qen mu*i”, biznesmeni godet me grushte e shkelma gruan para spitalit të Fierit

Shqipëria

“Ik se ta çava kokën, qen mu*i”, biznesmeni godet me grushte e shkelma gruan para spitalit të Fierit

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 15:57
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë është rregjistruar para ambientit të Spitalit të Fierit, ku një burrë i cili është dhe biznesmen, ka dhunuar një grua, duke e goditur me grushte e shkelma.

Sipas një dëshmitari nga vendngjarja, gruaja në fjalë i ka thënë diçka burrit, i cili është nervozuar dhe ka filluar ta godasë me grushte.

Ndërkohë, njerëzit që kanë parë skenën nuk kanë reaguar apo të ndihmojnë gruan, e cila mes të qarash dhe të bërtiturash, tenton të largohet nga dhunuesi.

Nuk dimë se çfarë lidhje mund të ketë qytetarja e dhunuar me burrin që e qëllon. “Ik se ta çava kokën , qen mu*i”, i thotë gruaja burrit që e dhunoi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat