A do ta pranojë PD rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit? Paloka: Të gjithë ata që guxojnë të tjetërsojnë votën…

Shqipëria

A do ta pranojë PD rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit? Paloka: Të gjithë ata që guxojnë të tjetërsojnë votën…

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 18:11
Edi Paloka

Numri dy i PD-së, Edi Paloka i pyetur në “Kjo Javë” në News24 nëse do e njohë forca politike që i përket rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, tha se janë të përgatitur të përballen me çdo parregullsi.

Sipas tij, nuk ka asnjë shans që Rama të fitojë zgjedhjet. Ai u shpreh se kush përpiqet të tjetërsojë votën e shqiptarëve do marrë përgjigjen e merituar.

“Ne gjithmonë kemi kontestuar dhe denoncuar me fakte të gjitha manipulimet e kryera nga kjo qeveri. Rama nuk ka realizuar asnjë palë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Rama është i vetmi kryeministër që s’ka bërë dot as një palë zgjedhje normale. Është detyra jonë që nëse ka, ne do t’i bëjmë këto denoncime. Këtë herë do përballemi me ta në çdo mënyrë. Nuk ka asnjë mënyrë dhe shans që Rama të dalë fitues. Të gjithë ata që guxojnë të tjetërsojnë votën e shqiptarëve do të na kenë përballë!

Paloka shtoi më tej se: “Vetëm në rast se votat i numëron në Surrel ka shans të fitojë Rama”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat