Bardhi në familjet e varfra në Elbasan: Në 25 prill të zgjedhim qeverinë që ndihmon njerëzit

Shqipëria

Bardhi në familjet e varfra në Elbasan: Në 25 prill të zgjedhim qeverinë që ndihmon njerëzit

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 14:45
Foto nga takimi

Drejtuesi politik i Qarkut të Elbasanit, Gazment Bardhi ishte në disa familje në Elbasan, që jetojnë më kushte të vështira dhe pa asnjë.

Gëzim e File Lulja, banojnë në lagjen Vullnetari dhe blejnë me listë. Pa punë, pa ndihmë. Janë zhytur në borxhe dhe mezi ja dalin të shlyejnë detyrimin për dritat.

Arben Kabashi banon në lagjen 5 Maji, dhe ka vështirësi të mëdha, me të birin me probleme shëndetësore. Për këtë merr një kemp 100 mijë lekë në muaj. Dëshiron të punojë, por nuk gjendet një mundësi. Kushtet e jetesës janë të mjerueshme.

Në banesën e Nadires, në bodrumin e një pallati në lagjen “Beqir Dardha” pranë Stadiumit, përmes një televizioni të vjetër ka mbërritur propaganda, po asnjë nga mrekullitë e rilindjes. 65 vjeçarja jeton me të bijën e dy mbesat në kushte të rënda.

Gazment Bardhi i siguroi familjarët se programi i PD i përgjigjet realitetit dhe ofron zgjidhje.

“Kudo në Elbasan shoh mjerim dhe varfëri, prandaj na duhet ndryshimi në 25 Prill, që të kemi mundësi të jemi përkrah prindërve në nevojë. Do ta keni përkrah qe erinë. Nuk mund të jeni vetem! Qeveria nuk mund të jetë krah 10 njerëzve që fusin lekët e shëiptarëve në xhep dhenkanë braktisur 3 milionë të tjerë. Edi Rama na premtoi 300 mijë vende pune, por i mbylli ato dhe hoqi njerëzit nga ndihma ekonomike. Ne do ta dyfishojmë ndihmën ekonomike, që jeta për atë që nuk gjen dot një punë të mos jetë kaq e veshtirë sa sot. Na duhet mbështetja juaj qe pas 25 prillit te keni qeverine ne krah”- tha Gazment Bardhi ne takimet me familjet në nevojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat