Dy të vdekur nga aksidenti tragjik në Vlorë

Shqipëria

Dy të vdekur nga aksidenti tragjik në Vlorë

Më: 1 mars 2021 Në ora: 12:42
Foto ilustrim

Policia e Vlorës njoftoi këtë të hënë arrestimin e 40-vjeçarit A. K, banues në Fier, pasi ditën e djeshme.

Duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, ka përplasur një tjetër mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Q. D., 21 vjeç, banues në Fier, i cili udhëtonte me katër pasagjerë.

Si pasojë kanë ndërruar jetë në spitalin e Vlorës 2 nga pasagjerët, shtetasit E. T., 18 vjeç dhe F. D., 20 vjeç.

Ndërsa dy pasagjerët e tjerë, shtetasit K. D., 20 vjeç, R. L., 22 vjeç dhe drejtuesi i mjetit, shtetasi Q. D., ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat