Zgjedhjet e 25 prillit, Celibashi thirrje partive: Dorëzoni brenda afateve dokumentacionin e kandidimit

Shqipëria

Zgjedhjet e 25 prillit, Celibashi thirrje partive: Dorëzoni brenda afateve dokumentacionin e kandidimit

Më: 1 mars 2021 Në ora: 13:04
Ilirjan Celibashi

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi iu ka bërë thirrje partive të dorëzojnë brenda afateve dokumentacionin e kandidimit për zgjedhjet e 25 prillit.

Nëpërmjet një mesazhi në “Twitter”, Celibashi teksa shpërndan një postim të dy ditëve më parë, ku rikujton se 8 marsi është edhe afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputet për çdo qark, kërkon që të dorëzohen dokumentet për t’i dhënë kohë KQZ-së të bëjë detyrën e saj.

“Ju bëj thirrje subjekteve zgjedhore të dorëzojnë brenda afateve dhe jo në momentin e fundit dokumentacionin e kandidimit.

Të vlerësojnë situatën e pandemisë dhe t’i japin mundësi administratës së KQZ të përpunojë/administrojë dokumentacionin në përputhje me protokollet shëndetësore”, shkruan Celibashi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat