Shella: Fleta e votimit me emra e mundësisht me fotot e kandidatëve, që zgjedhësit t'i identifikojnë siç duhet

Shqipëria

Shella: Fleta e votimit me emra e mundësisht me fotot e kandidatëve, që zgjedhësit t'i identifikojnë siç duhet

Më: 1 mars 2021 Në ora: 13:09
Gerti Shella 

Data 8 mars është afati i fundit për subjektet politike për të dorëzuar në KQZ listat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

Gazetari Gerti Shella tha në një intervistë për Euronews Albania se me gjithë thirrjet e vazhdueshme nga ana e KQZ, ashtu siç ka ndodhur rëndom në çdo palë zgjedhje në Shqipëri, me gjasë listat e kandidatëve do të dorëzohen në minutën e fundit, në limitet e afatit.

Sipas tij, ndryshimi i formulës se zgjedhjeve sipas të cilës koalicionet duhet të afishojnë edhe emrat e kandidatëve, në mënyrë që publiku të mund të përzgjedhë atë që ka më shumë preferencë, mund të çojë në përballjen me problemin e konfigurimit të fletës së votimit.

Në këtë kuadër, z. Shella sugjeroi që në fletën e votimit, kandidatët të mos identifikohen me numra, çka sipas tij do të sillte kakofoni për votuesin, por me emra dhe mundësisht secili emër të shoqërohet edhe me foton e kandidatit për deputet.

“Nëse kandidatët janë vetëm numra, mendoj se prirja është të shkohet te sigla e partisë dhe zgjedhja të jetë arbitrare. Gjasat janë se mund të përballemi me një situatë të komplikuar, që do të çojë edhe në vonesë të shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve. Nëse fleta e votimit do të konceptohej me numra do ishte minus në ushtrimin edhe të këtyre pak lirive që u sanksionuan me ndryshimet e fundit kushtetuese”, tha z. Shella.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat