Ekskluzive/ Rama ftesë Najada Çomos për deputete në listën e PS

Shqipëria

Ekskluzive/ Rama ftesë Najada Çomos për deputete në listën e PS

Më: 4 mars 2021 Në ora: 09:53
Najada Çomo

Socialistët deri më 8 Mars ditën kur do të dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë premtojnë surpriza.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu ka mësuar se PS i ka bërë një propozim ditët e fundit shefes së infektivit Najada Çomo për ta kandiduar në Tiranë.

Mësohet se ka qenë vetë kryeministri Rama që ia ka komunikuar këtë propozim përmes telefonit mjekes Najada Çomo.

Nuk dihet ende nëse Najada Çomo e ka pranuar apo refuzuar këtë propozim.

E kontaktuar nga Top Channel, zonja Çomo nuk i është përgjigjur ende pyetjes për të komentuar këtë propozim të kryesocialistit Rama.

Një ditë më parë ishte vetë kryeministri Rama që konfirmoi Etilda Gjonajn në listën e Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat