Dita nis me kthjellime, mësoni si do të ndryshojë moti në vijim

Shqipëria

Dita nis me kthjellime, mësoni si do të ndryshojë moti në vijim

Më: 5 mars 2021 Në ora: 07:32
Ilustrim

Sipas MeteoAlb: Mbetemi nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta deri në mesditë, ku më të dukshme paraqiten në Veri- Veriperëndim të vendit. Pjesa e dytë e ditës sjell zhvillim të vranësirave duke gjeneruar reshje të pakta shiu në rajonin verior dhe jugperëndimor.

Gjatë natës reshjet do të përfshijnë gjithë vendin. Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 17°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtesi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar ne det dallgëzim mbi 4 ballë.

Kosova
Deri në orët e pasdites territori i Kosovës dominohet nga moti i vranët ku herë pas here do të ketë intervale kthjellimesh. Në mbrëmje pritet zhvillim i vranësirave duke sjelle reshje të pakta shiu në pjesën më të madhe të Kosovës.

Maqedonia e Veriut
Gjatë gjithë ditës MV dominohet nga vranësira dhe intervale me kthjellimet, kjo situate e motit do te vijojne deri në orët e vona të mbrëmjes kur vranësirat dendesohen duke rrezikuar reshje shiu, me te theksuara në zonat veriore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat