Andi Bushati: Rama gënjeu, kishte 74 mandate jo 78 në 2017-ën

Shqipëria

Andi Bushati: Rama gënjeu, kishte 74 mandate jo 78 në 2017-ën

Më: 8 mars 2021 Në ora: 22:37
Edi Rama

Analisti Andi Bushati e cilësoi gënjeshtër pretendimin e kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama ditën e sotme se nga zgjedhjet e 25 prillit pret të marrë minimumi “aq sa në vitin 2017, 78 mandate”.

Në emisionin “Shock” në Euronews Albania, Bushati i tha analistit Baton Haxhiu se në vitin 2017 PS mori 74 mandate dhe 4 të tjerët ishin të deputetëve që iu bashkuan më tej.

“Katër vite më parë ka marrë 74 vota, ato të tjerat janë votat e Tom Doshit, 78-ta që tha sot [Edi Rama] gënjeu sepse janë votat e Reme Lalës, Aqif Rakipit… këto kontornot që i dimë se si i kanë marrë votat,” – tha Bushati duke nënkuptuar manipulime në zgjedhje.

Më herët në debat e sipër Bushati i tha Haxhiut se kishte pritshmëri se gjatë zgjedhjeve të 25 prillit qeveria do të manipulojë votat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat