Jorida Tabaku, takime me tregtarët: Pas 25 prillit biznesi dhe qytetarët do ta ndjejnë ndryshimin në xhepin e tyre

Shqipëria

Jorida Tabaku, takime me tregtarët: Pas 25 prillit biznesi dhe qytetarët do ta ndjejnë ndryshimin në xhepin e tyre

Më: 12 mars 2021 Në ora: 15:32
Jorida Tabaku

Numri dy i listës së kandidatëve të Partisë Demokratike në Tiranë, Jorida Tabaku, foli me tregtarë të rrugës “Hoxha Tahsin” për programin ekonomik të hartuar me ndihmën e ekspertëve ndërkombëtarë, që ka për qëllim rigjallërimin e ekonomisë dhe biznesin e vogël si themel të tij.

“Biznesi i vogël dhe familja do të jenë në qendër të ekonomisë shqiptare nën qeverinë e Partisë Demokratike”, theksoi Tabaku, që shtoi se sektor do të ndihmojë vetëpunësimin e familjeve.

Në deklaratën e PD thuhet se tregtarët u shprehën se “ishin braktisur nga shteti gjatë pandemisë dhe se si nuk kanë as kushtet minimale për të zhvilluar sipërmarrjen e tyre, pasi në Tiranë mungon edhe uji apo energjia elektrike”.

“Sipërmarrësit e vegjël thanë se gjatë këtyre 8 viteve shteti ka menduar vetëm për një grup të vogël klientësh ku ka përqendruar të gjithë pasurinë”, vijon deklarata selisë blu.

Tabaku tha se “pas 25 prillit, biznesi dhe qytetarët do ta ndjejnë menjëherë ndryshimin në xhepin e tyre, pasi ata do të jenë fokusi kryesor i qeverisjes së Partisë Demokratike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat