Qytetarët harrojnë masat për Ditë Vere, mbushin rrugët për të festuar

Shqipëria

Qytetarët harrojnë masat për Ditë Vere, mbushin rrugët për të festuar

Më: 14 mars 2021 Në ora: 13:08
Foto ilustrim

Elbasani, qyteti simbol i festimeve të Ditës së Verës, duket se megjithë vështirësitë e shkaktuara nga pandemia, nuk ka hequr dore nga tradita e festimeve të Ditës së Verës.

Festa simbol e ardhjes së pranverës nuk i ka ndaluar shëtitjet e qytetarëve, edhe pse me numër më të reduktuar në krahasim me vitet e tjera. Në këtë qytet nuk kanë munguar as aktivitetet kulturore.

Edhe korçarët duket se e kanë ruajtur traditën e kësaj feste, e cila nisi që mbrëmjen e të shtunës me ndezjen e zjarreve si simbol i largimit të së keqes.

Ndërsa amvisat kanë gatuar  ëmbëlsirat tradicionale. Qytetarët kanë uruar njëri-tjetrin për më shumë mbarësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat