Luan Rama kërkon ndjesë për lënien e mandateve: Nuk dëgjuam Presidentin

Shqipëria

Luan Rama kërkon ndjesë për lënien e mandateve: Nuk dëgjuam Presidentin

Më: 17 mars 2021 Në ora: 00:58
Luan Rama

Zëvendës kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, ka kërkuar ndjesë për lënien e mandateve. Rama në studion e emisionin “Opinion” është shprehur se lënie e mandateve ka qenë një gabim dhe shton se duhet të kishin Presidentin që u tha të qëndronin në Parlament.

Luan Rama: Në rastin konkret.

Blendi Gonxhja: Duhet të kërkoni ndjesë.

Luan Rama: E vetmja gjë që do të kërkoj ndjesë. E di për çfarë kërkoj ndjesë Gonxhe, unë kërkoj ndjesë edhe si zëvendës kryetar  i LSI-së që ne nuk e dëgjuam Presidentin e Republikës kur nja tha mos na ikni nga Parlamenti. Atëherë në nuk ë dëgjuam dhe bëmë një gabim të madh se sot do flisnim ndryshe ne.

Blendi Fevziu: Kështu është se Presidenti ka më shumë eksperiencë më të madhe se ju.

Luan Rama: Jashtë kësaj Gonxhe…

Blendi Fevziu: Presidenti nuk ka qenë për largim nga Parlamenti.

Luan Rama: Presidenti pati të drejtë kur tha mos e lini parlamentin se opozita është institucion.

Blendi Fevziu: Lajmin ku e ke lajmin.

Luan Rama: Ndjesa që kërkojmë që ikëm nga Parlamenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat