Historia e ish- mësuesit që la qytetin për fshatin

Shqipëria

Historia e ish- mësuesit që la qytetin për fshatin

Më: 20 mars 2021 Në ora: 15:52

Nikollë Balozi ka lënë Laçin për të jetuar në fshatin e lindjes, në Gallatë të Kurbinit. Ai ka qenë mësues dhe më të dalë në pension vendosi të lërë qytetin, pasi njeh mirë vlerat e fshatit.

“Ishte vullneti I imi dhe dëshirë e imja. Për tju larguar një ambient që të rrish gjithë ditën në kafene. Sepse çdo sjellë? Vetëm humbje vetëm minuse ke, që nga ana shëndetësore dhe në pikëpamjen ekonomike. I largohesh së keqes!”, thotë ai.

Në Gallatë s’ka investime, por ai përpiqet të vazhdojë punën e tij duke edukuar banorët e zonës përmes shembullit personal që mos e braktisin fshatin.

“I jam përkushtuar një program pune. Dhe profili që kam pasur ka qenë biokimi. Pse mos e shfrytëzoj. Merrem duke filluar që nga bleta, hardhia, pularia dhe të tjera me radhë.  Këtu është mirë që gjithësecili të shfrytëzojë terrenin, të shfrytëzojë kushtet dhe mundësitë kur i ka. Punohet kudo që të jesh si në qytet ashtu dhe në fshat”, shpjegon ai.

Vetë po i shfrytëzon më së miri resurset që i ofron toka dhe klima.

“Kryesorja që kam pasur si prioritet është vreshtaria, me variete italiane për verë. E kam shfrytëzuar dhe për perime, hudhrën, qepën, pataten. Kur ke mundësi pse t’i blesh kur i prodhosh vetë. Themi bio, po më mirë se me duart tua, nuk ke se ku e gjen”, shprehet Nikolla.

Terreni malor i ofron mundësi që të merret me rritjen e shpendëve dhe me bletari.

“Përveç se janë një sport më vetë kanë dhe vlerën ekonomike. Sa ta blej më mirë e prodhoj vetë. Është një zonë shumë e përshtatshme sidomos në periudhën e pranverës deri në qershor dhe në vjeshtë. Ka bimë shumë të përshtashme për bletët”, thotë ai.

Ka dëshirë që të hapë dhe një restorant, po tani për tani e ka të pamundur. Ka frikë se mund të falimentojë, pasi mendon se prej rrugëve të amortizuara vështirë se në këtë fshat mund të vijnë turistë.

“Lokali është e mundur të bëhet, por infrastruktura rrugore mungon. Rrugën s’mund ta bëj unë. Çdo qeveri që ka ardhur ka premtuar por është realizuar. Ka ngelur në mëshirë të fatit”, rrëfen ai.

Gallata ky fshat qindra vjeçar njihet për vlera historike dhe kulturore. Në periudhën e mesjetës është ngritur ndërtuar kisha e Shën Prendës që është shpallur dhe monument kulture I kategorisë së parë.

Ndërsa njihet dhe për resurse natyrore, mal, lumë dhe bimësi të pasur. Qeveria aktuale e ka përzgjedhur ndër 100 fshatrat turistikë, por investimet as nuk duken në horizont. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat