Shqipëria vaksinon personelin mjekësor nga Kosova, çka raporton VOA

Shqipëria

Shqipëria vaksinon personelin mjekësor nga Kosova, çka raporton VOA

Më: 20 mars 2021 Në ora: 17:18
250 mjekë të Kosovës po marrin dozën e parë të vaksinës anti-COVID

Në Kukës filloi të shtunën vaksinimi i mjekëve të spitaleve COVID nga Kosova.

250 mjekë të Kosovës po marrin dozën e parë të vaksinës anti-COVID.

Në ditët e ardhëshme pritet të vaksinohen edhe 250 mjekë të tjerë. Për shkak se Kosova ende nuk ka arritur të sigurojë dozat e para të vaksinës, qeveria e Shqipërisë ka ofruar mbështetje.

Vaksinimi bëhet në Kukës për shkak se kompanitë që prodhojnë vaksinën nuk lejojne që ajo të nxirret jashte vendit të kontraktuar.

Vaksinimi u ndoq edhe nga Kryeministri Edi Rama. Shqipëria ka premtuar fillimisht 500 doza për personelin e Kosovës, por zoti Rama tha se sasia do të rritet nëse Kosova nuk do të arrijë në kohë të sigurojë sasitë e nevojshme për mjeket dhe infermierët./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat