Gjendet i vetëvarur 50-vjeçari në Vorë

Shqipëria

Gjendet i vetëvarur 50-vjeçari në Vorë

Më: 22 mars 2021 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Një 50-vjeçar është gjendur pak minuta më parë i pajetë brenda banesës së tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Vorë, në një pallat të braktisur.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale T.K është gjetur i vetëvarur, ndërsa nga kqyrja paraprake nuk janë vënë re shenja dhune.

Njoftimi i Policisë Tiranë:

Informacion paraprak

Më datë 22.03.2021, rreth orës 15:50, në rrugën “Demokracia”, në Vorë,​ në një pallat të braktisur, është gjetur i vetëvarur shtetasi T. K., 50 vjeç,i cili ishte larguar nga banesa më datë 19.03.2021.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat