Sputnik, Alimehmeti: Të presim EMA, të sigurtë ndaj Covid pas injektimit të rreth 4 mln vaksina

Shqipëria

Sputnik, Alimehmeti: Të presim EMA, të sigurtë ndaj Covid pas injektimit të rreth 4 mln vaksina

Më: 23 mars 2021 Në ora: 16:38
Ilir Alimehmeti

Shqipëria duhet të presë miratimin e Agjencisë Europiane të Barnave dhe më pas të fillojë vaksinimin me Sputnik V.

Mjeku Ilir Alimehmeti kërkon më tepër siguri për vaksinën ruse gjithashtu i druhet rrezikut  se  në këtë mënyrë mund ti hapet rrugë përdorimit të ilaçeve të pacertifikuara nga autoritetet europiane.

“Nga certifikata për sigurinë dhe efikasitetin dhe kjo është arsyeja që presim një përgjigje nga EMA. Nuk na gjen gjë që të presim përgjigjen dhe pse nuk është një numër i madh dozash dhe nëse i aplikojmë kapim rreth 0.17 % të popullatës”, ka thënë mjeku.

Ritmi i vaksinimit është i  ngadaltë mendon epidemiologu i cili përllogarit se sa vaksina duhet të kryhen  për  të qene  më të sigurt ndaj infeksionit.

“Duhet rreth 4 milion doza, por duhet që të marrim parasysh që një pjesë dhe e ka kaluar infeksionin dhe nuk janë prioritare. Dhe në këtë total me 100 mijë doza rreth 50 mijë doza janë në përdorim. Nëse i bëjmë të gjitha i bie me pak se 2 % e popullatës dhe ne na duhet më shumë se 70 % e popullatës e imunizuar”, ka thënë ai.

Ndërkohë treguesit e përhapjes së koronavirusit në vend  po shkojnë drejt përmirësimit.  Pozitiviteti  ka zbritur nga kulmi që shënoi në shkurt nën 20%  dhe po ashtu dhe numri i të shtruarve në spitale.

Megjithëkëtë mjeku thotë së ky nuk është një moment për të shpërfillur masat pasi Shqipëria vijon të ketë nivel komunitar të përhapjes së infeksionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat