Shkullaku: Mandati i 5-të në Berat për PS i pamundur, zgjedhjet e 2017 njollë e zezë

Shqipëria

Shkullaku: Mandati i 5-të në Berat për PS i pamundur, zgjedhjet e 2017 njollë e zezë

Më: 24 mars 2021 Në ora: 23:20
Armand Shkullaku

Analisti Armand Shkullaku u shpreh se mandati i 5-të në Berat që pretendon ta fitojë PS-ja, është i pamundur.

Në vendin e 5-të në Berat është vendosur pikërisht Blendi Klosi.

‘Sipas meje, duke parë rezultatet ndër vite, 2017 nuk quhen zgjedhje normale, sepse opozita, PD, hyri shumë e papërgatitur, hyri me shumë probleme me elektoratin dhe problemet brenda saj.

2017 figurojnë zgjedhje si një njollë e errët në zgjedhjet në Shqipëri, pasi elementë të krimit të organizuar u përfshinë në zgjedhje. Kanë qenë zgjedhjet e para, që as PD gjatë ditës së zgjedhjeve nuk kishte asnjë deklaratë nga selia e partisë. Ishin zgjedhje ku Rama kishte dorë të lirë dhe vepronte si të donte.

Llogaritë e Klosit që thotë se LSI kishte 3 bashki, administrata e ka ndihmuar në zgjedhje, unë them se nuk duhet të mbështetet shumë tek punësimi apo nderet, tek partitë në pushtet për të fituar votën, por të mbështeten tek ajo që ka bërë mazhoranca në 8 vite, jo vetëm në Berat, por edhe në gjithë Shqipërinë.

Klosi e shikon si të vështirë mandatin e 5 në Berat, kurse unë e shikoj të pamundur’, tha Armand Shkullaku në ‘Çim Peka LIVE’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat