Prej 28 orësh në flakë, asnjë shenjë nga 33-vjeçari në magazinë

Shqipëria

Prej 28 orësh në flakë, asnjë shenjë nga 33-vjeçari në magazinë

Më: 25 mars 2021 Në ora: 20:42
Pamje nga vendi i ngjarjes

Prej pasdites së djeshme ora 16:30 vijon të jetë aktivë zjarri në magazinën e një qendre tregtare në Kashar.

Ndërkohë nuk ka asnjë gjurmë për shefin e sigurisë 33-vjeçarin Arjan Sala që ka mbetur i bllokuar brenda.

Ora 16:30 Ushtria dërgon 2 grupe të specializuara te qendra tregtare te ish-Dogana

Ushtria ka dërguar dy grupe të specializuara për ndërhyrje pranë magazinës së djegur te Casa Italia, ku  përgjegjësi i sigurisë Arjan Sala që mbeti i bllokuar brenda magazinës, ende nuk është gjetur. Ushtrisë i është kërkuar ndihmë nga forcat zjarrfikëse dhe prej disa minutash i janë bashkuar kërkimit dhe vënies në kontroll të situatës.Deri tani, pavarësisht kërkimeve nuk ka asnjë shenjë nga 30-vjeçarit.

Ora 09:59 Ra zjarr! Ra zjarr! Zbardhet dinamika
Zbardhet dinamika se si ka ndodhur ngjarja në magazinën që vijon të digjet që prej pasdites së të mërkurës.

Magazina 1000 m² i është dhënë me qira një subjekti privat për tregtimin e rrobave, nga administratorët e qendrës tregtare.

Pasditen e djeshme ka mbërritur një kamion me rroba. Tre ose katër punëtorë kanë qenë duke shkarkuar kamionin. Sapo është hapur vatra e zjarrit, njëri prej punonjësve të sigurisë ka lajmëruar në radio: Ra zjarr, zjarr. 33-vjeçari Arjan Sala ka shkuar drejt vatrës me bombolën e fikëses së zjarrit, ndërsa kolegu i tij ka dalë jashtë për marrjen e një bombole tjetër. Çështje sekondash, zjarri ka marrë përmasa të mëdha për shkak të materialeve lehtësisht të djegshme.“

Ora 09:00 Familjarët e indinjuar
Një familjar i Arjanit i indinjuar akuzon forcat zjarrifikëse nuk kanë pasur mjetet e përshtatshme për të hyrë brenda që të nxjerrin Arjanin nga magazina në flakë.

Ata thonë se nëse do të kishin pasur pajisjet e duhura Arjani do të kishte shpëtuar.

“Aty po digjet. Arjani është në magazinë nën tokë. Është flakë, është shkrum. Nuk ka pajisje. Nuk ka një elektrik dore. Duhet elektrik mjegulle por nuk e kanë. Po digjet personi brenda por heshtin. Me dasht me dalë në protestë i gjejnë kundragazët, por në këtë rast.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat