Rama shtyn karrocën e kryefamijarit të paralizuar në Shijak: Meqë ke kërkuar të vi unë...

Shqipëria

Rama shtyn karrocën e kryefamijarit të paralizuar në Shijak: Meqë ke kërkuar të vi unë...

Më: 27 mars 2021 Në ora: 13:55
Edi Rama dhe kryefamijari

Kryeministri Edi Rama takoi sot banorët e Shijakut ku inspektoi shtëpitë e rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit.

Sipas kreut të qeverisë 567 familje janë rikthyer në shtëpinë e re, ndërtuar nga shteti dhe 252 të tjera kanë marrë fondin në dorë, me kërkesë të tyre.

Kryeministri sot ka vizituar shtëpinë e një personi me aftësi të kufizuar, i cili ishte në karrocë. Teksa kanë hyrë në shtëpi Rama e ka ndihmuar kryefamiljarin me karrocën që të futej në shtëpi.

Pjesë nga biseda:

Rama: Si të kam?

Kryefamiljari: Mirë se na erdhe. U bë realitet ardhja jote në shtëpinë time

Rama: Hajde të të ndihmoj unë…si e ke, të të ndihmoj unë?

Kryefamijari: Nuk lëviz dot unë

Rama: Po me kto me rrotat, ja të ndihmoj unë meqë m’ke kërkur të vi unë, të shtyj

Kryefamiljari: Me vërte kam pas qef të takoj…

Rama: Hajde, udhëro këtu, këtu duhet pak ndihmë. Këtu duhet të bëjmë një rang, që të jetë më e lehtë

Kryefamiljari: Të ndihmoftë zoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat