Dibër/ Banorët në protestë: S’ka votë pa rrugë

Shqipëria

Dibër/ Banorët në protestë: S’ka votë pa rrugë

Më: 27 mars 2021 Në ora: 15:34
Dibër

Banorët e fshatrave Bellovë, Rabdisht, Cerjan e Zagrad në Bashkinë Dibër protestojnë pasi thonë se prej 30 vitesh nuk është ndërhyrë asnjëherë në këtë aks rrugor që lidh ata me Peshkopinë.

“Nuk kanë vendosur asnjë gur. Rrogën e marrin por punë nuk bëjnë. Duam vetëm rrugën.

Nuk kërkojmë as bukë as ujë, kërkojmë rrugë” thonë protestuesit

Gjatë reshjeve të shiut e të dëborës, situata bëhet edhe më e vështirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat