“Mbyllen” zyrat e punës, qytetarët: Po boshatiset Shqipëria, punë ka vetëm për ata që Rama i ka fut me ble vota

Shqipëria

“Mbyllen” zyrat e punës, qytetarët: Po boshatiset Shqipëria, punë ka vetëm për ata që Rama i ka fut me ble vota

Më: 30 mars 2021 Në ora: 16:19
Foto ilustrim

Në Tiranë qytetaret e kanë humbur besimin te institucionet e shtetit për punësim.Ata thonë së Shërbimi Kombëtar i Punësimit nuk i jep shpresë.

Në tremujorin e fundit të vitit 2020 humbën jetën rreth 12600 persona, kryesisht të rinj sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT.

Këto shifra flasin për rritje të konsiderueshme të papunësisë.

Në vitin 2014, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në postin e Ministrit të Mirëqënies Sociale,  inaguronte  së bashku me Kryeministrin Zyrat e Punës.

Institucioni konsiderohej nga ata si mundësi për hapjen e vendeve të premtuara të punës.

“E vë në dyshim se ka një gjë më të rëndësihme për të inaguruar, më praktike dhe më funksionale sesa hapja e një zyre pune, në thelb është hapja e një dritare mundësish për shumë inagurime të tjera.”

Ky mision thuajse ka dështuar. Sot 8 vite më pas, sipas qytetarëve Zyrat e Punësimit nuk janë efektive.

“Kam aplikuar dhe nuk më kanë dhënë akoma përgjigje.”

“Ku ka vende pune me Edi Ramën, po boshatiset Shqipëria. Vnede pune ka vetëm për ata që blejnë votat. Ku ka zyra pune këtu?”

“Papunësia në kulm.”

Agjencia Kombëtare e Punësimit ka edhe variantin online të aplikimeve, por pritjet përgjigjen në email nuk u kanë dhënë shpresë qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat