Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama është i ftuar në emisionin “Open”.
Në nisje të fjalës së tij, Rama ka uruar moderatoren e emisionit Eni Vasili, për pritjen e ëmbël, pasi ajo është në pritje të 2 vajzave binjake.
“Së pari, më vjen shumë mirë që të shoh nga afër, sepse doja të të uroja për pritjen.
Të pata shumë zili kur dëgjova se ke 2, dhe akoma më shumë kur dëgjova se ke vajza. Çdo të mirë dhe vetëm të mira”, tha Rama, fjalë që kanë bërë moderatoren të skuqet.