‘Keqmenaxhimi i financave në 7.2 miliardë euro’/ Basha tregon si do ndihmojë ekonominë taksa 9

Shqipëria

‘Keqmenaxhimi i financave në 7.2 miliardë euro’/ Basha tregon si do ndihmojë ekonominë taksa 9

Më: 2 prill 2021 Në ora: 00:59
Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha, duke shpalosur programin ekonomik, i është referuar shifrave të raporteve të KLSH-së edhe raporteve ndërkombëtare të DASH apo Auditorit Europian, të cilat tregojnë se Shqipëria ka një problem të tmerrshëm në mirëmenaxhimin e të ardhurave publike.

Sipas Bashës, në bazë të këtyre raporteve, në Shqipëri vidhet me tenderat si askund  tjetër në Ballkan në këto 8 vite dhe se keqmenaxhimi i financave ka shkuar në 7.2 miliardë euro, shifër rekord.  

Lulzim Basha: Do ta filloj me një gjë që e kupton çdokush. Çdo raport, edhe i shtetit shqiptar, i KLSH-së, edhe i Departamentit Amerikan të  Shtetit, edhe i Auditorit Europian tregon se Shqipëria ka një problem të tmerrshëm në mirëmenaxhimin e të ardhurave publike. Kjo është një fjalë e madhe për të thënë që në Shqipëri vidhet me tenderët si askund  tjetër në Ballkan këto 8 vite. Dhe nuk ka biznes, sipërmarrje që na ndjek në këto momente që nuk e di se për çfarë e kam, fjalën. Që nga një tender 5 milionë lekë  të vjetra e deri tek një tender 500 milionë euro  PPP apo koncesione që do të thotë për Shqipërinë një pjesë e rëndësishme për buxhetin bëhet fallco, që fituesi është paracaktuar dhe në shumë raste ka regjistruar kompaninë  në parajsë fiskale. Dhe këtij keqmenaxhimi të financave i është vënë një shifër. Kontrolli i Shtetit thotë 7.2 miliardë euro, ndërsa vetë dokumentet e prokurimit tregojnë një abuzim prej minimalisht 15 deri në 20% vetëm për tenderët publikë. Që do të thotë minimalisht 220-300 milionë euro me një rikthim të, s’po them tendera zviceran, por me një rikthim të normalitetit dhe jo atë që thoshte departamenti i shtetit në raportin e para dy ditësh, ne arrijmë ti kthejmë arkës së shtetit para të shqiptarëve që sot zhduken. 250 deri në 300 milionë vetëm nga keq administrimi apo e thënë ndryshe vjedhja nga tenderët publikë. E dyta, luksi i zyrave dhe luksi qeveritar në tërësi. Makinat e reja, zyrat që aredohen çdo 6 muaj, shpenzime pa fund, buxheti i udhëtimeve  të zyrtarëve shqiptarë që është 4-fishuar  në vitet e qeverisje aktuale, i kushtojnë taksa paguesit shqiptar 80 deri në 100 milionë euro abuzime që do të shpëtohen.

Në periudhën 2007-2008 si rezultat i reformave fiskale dhe në veçanti i taksës së sheshtë 10% arka e shtetit mori 1.8 miliardë Euro më shumë. Pse? Sepse siç e thamë në fillim taksa e sheshtë lufton evazionin. Çfarë ndodh sepse biznesmenët e dinë?

Blendi Fevziu: U shmang informalitet.

Lulzim Basha: Sot bëjmë bilance të dyfishta, nuk besojnë ata tek taksa 15%, nuk besojnë dyfish. E para thonë që është një taksë tepër e lartë, e dyta është edhe më e lartë, këta nuk na kthejnë shërbimet, këta na i marrin lekët dhe gjysma e taksapaguesve shqiptarë që janë në autostradë e dinë që ka 8 vjet nuk është ndërtuar 1 metër jo 1 kilometër kanalizim i ujërave të zeza, siç e dinë dhe punëtorët, me mijëra punëtorë që punojnë në atë aks. Pra taksa e sheshtë lufton evazionin dhe kjo nuk është më teori, kjo është e  provuar. Është provuar kur ne e kishim 10%. Argumenti i tretë me të cilin dua ta përmbyll këtë dhe i rikthehem asaj që ekonomia është një qenie e gjallë. Shikoni Maqedoninë e Veriut, shikoni Malin e Zi, taksa e sheshtë stimulon ekonominë, çliron energji pozitive, i stimulon njerëzit të shkojnë në punë. Nuk është e vetmja gjë sigurisht duhen bërë edhe reformat e tjera të cilat nuk janë në atë dhjetëshe, duhet hequr terrori i inspektorëve, duhet hequr kultura e trajtimit të sipërmarrësit të vogël apo të vetëpunësuarit, apo të biznesit të madh si një bankë personale, si një automat personal lekësh për zyrtarët e tatimeve apo politikanët që qëndrojnë pas tyre, por vetëm taksa e sheshtë  9% dhe ulja e kontributeve shoqërore në 18 p0ërqind po ju them do çlirojë një energji ekonomike e cila sot  është e ndrydhur, mbahet nën vargonj, një energji ekonomike që do të prodhojë çfarë?! Rritje ekonomike, rritje të konsumit, më shumë para, edhe në xhepat e atyre që janë të punësuar, edhe të investitorëve që do të thotë më shumë investime kapitale dhe mbi të gjitha do të rikthejë investimet e huaja në Shqipëri. Dua ta përfundoj me këtë, më thoni një investim, një investim të huaj sinifikant në 8 vite të kësaj qeverisjeje. Një nga arsyet pse nuk vijnë, nuk është e  vetmja, por një nga arsyet pse nuk vijnë  është pse do të vijë të paguajë këtu 15%, ja ku e ka malin e zi 5%, ja ku e ka Maqedoninë e Veriut 9%. Pra, padiskutim  që taksa 9% jo vetëm  nuk do të ndikojë negativisht në të ardhurat e shqiptarëve. Do t’i rrisë ato por, po kështu do të rrisë të ardhurat e shtetit dhe miradministrimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat