Qeverisja pas 25 prillit – Basha zbulon 3 prioritetet e tij

Shqipëria

Qeverisja pas 25 prillit – Basha zbulon 3 prioritetet e tij

Më: 5 prill 2021 Në ora: 21:36
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Çim Peka LIVE’, ka zbuluar tre prioritetet e tij si kandidati për kryeministër në zgjedhjet e 25 prillit.

“Racionalizimi i shtetit, pasi shteti sot nuk ekziston. Shteti sot është katandisur në një shtet letre dhe përfaqësohet nga Facebook. Kthimi i shtetit tek shqiptarët, kthimi i demokracisë është prioriteti numër 1.

Së dyti, trajtimi i problemit më kryesor në çdo shtëpi shqiptare që është ekonomia në tërësi, mbështetje për të gjithë shqiptarët, duke nisur nga pjesa më e varfër e vendit.

Dhe së treti, dy sfidat që kanë të bëjnë me pandeminë dhe rindërtimin dhe pasojat e tërmetit të 26 nëntorit”, u shpreh Basha

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat