Pedagogia Vongli: Partitë nuk ngrenë zërin për kauza, por bëhen pjesë e interesave

Shqipëria

Pedagogia Vongli: Partitë nuk ngrenë zërin për kauza, por bëhen pjesë e interesave

Më: 6 prill 2021 Në ora: 22:44
Haris Vongli

Pedagogia e shkencave sociale, Haris Vongli, në Euronews Albania tha Shqipëria në këto 30 vjet ka pësuar humbje të shumta, në art, kulturë dhe në histori.

“Shqipërisë në këto 30 vjet ka ardhur dhe i është vrarë, arti, kultura, letërsia, ne flasim më shumë për politikë. Ne lejojmë të zhbëhen dhe të hidhen poshtë monumente kulture”, theksoi ajo.

Ajo thotë se alternativat e reja në Shqipëri nuk kanë arritur t’ia dalin pasi nuk kanë treguar konsistencë në parimet e tyre.

Për ta ilustruar këtë logjikë, pedagogia solli në vëmendjen shembullin e lëvizjes Vetëvendosje, e cila në pikëpamjen e saj nuk ka bërë kompromise me parimet e veta gjatë rrugëtimit politik.

“Vetëvendosje ka qenë konsistene dhe nuk ka bërë kompromise. Partitë në Shqipëri nuk ngrenë zërin për kauza, por bëhen pjesë e interesave. E shohim ndër vite se dalin figura të reja dhe tërhiqen. Të gjithë bëhen pjesë e gjithçkaje, por asgjëje madhore, prandaj VV prevalon, sepse ka qenë kosnistente me kauza”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat