Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e premte në Shqipëri

Shqipëria

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e premte në Shqipëri

Më: 8 prill 2021 Në ora: 23:54
Foto ilustrim

Ditën e premte në vend do të vijnë në qarkullim masa ajrore të qendrueshme.

Moti përgjithësisht do të jetë i kthjellët me vranësira kalimtare përgjatë maleve. Në zonat luginore parashikohet mjegull e përkohëshme, ndërsa në zonat malore prani e ngricave në rrugë për shkak të temperaturave negative.

Era do të fryjë veriperëndim-juglindje e lehtë e mesatare në bregdet duke u pasuar nga 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -3°C deri në 8°C

zonat e ulëta 3°C deri në 17°C

zonat bregdetare 4°C deri në 17°C

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat