​Zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, 107,024 të rinj votojnë për herë të parë

Shqipëria

​Zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, 107,024 të rinj votojnë për herë të parë

Më: 9 prill 2021 Në ora: 19:57
Ilirjan Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, bën me dije se në zgjedhjet e 25 prillit do të votojnë për herë të parë 107,024 persona.

Lajmin e ka bërë të ditur në një postim që ka bërë në Twitter.

“107,024 të rinj do të votojnë për herë të parë më 25 prill.

KQZ mbështet COE dhe SHSH SP në fushatën informuese për të rinjtë që votojnë për herë të parë në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë.”– shkruan Celibashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat