Basha-Ramës: Je trim në ekran, por kur të ftoj në debat ke frikë

Shqipëria

Basha-Ramës: Je trim në ekran, por kur të ftoj në debat ke frikë

Më: 11 prill 2021 Në ora: 10:32
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratikre Lulzim Basha gjatë një takimi elektoral në Burrel, përsëriti ftesën e tij për një debat televiziv me kryeministrin Edi Rama.

Sipas Bashës, Rama bëhet trim në ekra ku shan dhe përbalt këdo por kur vjen puna te debati hesht.

Lulzim Basha: “Shmang edhe debatin, që ju e dini, këtu në Mat keni disa fjalë të urta për trimërinë e burrave. Zgjuarsinë pas Kuvendit dhe trimërinë pas lufte. Trim në ekran duke sharë dhe përbaltur këdo, sigurisht preferencë ka opozitën, por nuk ja kursen akujt që i del përpara, por kur e ftoj në debat e qep gojën, ka frikë nga debati.

Unë nuk e ftoj për veten time se nuk më merr malli të bëj debat me të, por në një vend demokratik është detyrim ndaj qytetarëve debati, e ke detyrim të thuash cfarë bëre 8 vite me pushtetin, ashtu sikur unë e kam detyrim të them çfarë kam në plan për qeverisjen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat