Tritan Shehu në fshatrat e Përmetit: Ndëshkim keqqeverisjes më 25 prill

Shqipëria

Tritan Shehu në fshatrat e Përmetit: Ndëshkim keqqeverisjes më 25 prill

Më: 11 prill 2021 Në ora: 11:36
Tritan Shehu

Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të PD-së në Qarkun Gjirokastër, Tritan Shehu, ka zhvilluar takime në familjet e fshatit Piskovë në Përmet.

I shoqëruar nga kandidatja për deputete e PD për Përmetin dhe Këlcyrën, Joana Qirollari, Shehu është mirëpritur nga familjet në Piskovë ku ka marrë edhe garancinë e ndryshimit të madh që pret kjo zonë më 25 prill.

Në kontaktet me banorët e këtushëm, këta të fundit i kanë përcjellë zotit Shehu shqetësimet me të cilat ndeshen, papunësia dhe varfëria, e cila është eskaluar sidomos në tetë vitet e fundit.

Ndryshimi është i pritshëm dhe Piskova do t’i bashkohet pjesës tjetër të Shqipërisë për të qenë pjesë e përmbysjes së madhe-janë shprehur banorët e këtij fshati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat