Takimi me sipërmarrësit e rinj, Rama: Fond garancie 50 mln euro për të lehtësuar financimin e aktiviteteve

Shqipëria

Takimi me sipërmarrësit e rinj, Rama: Fond garancie 50 mln euro për të lehtësuar financimin e aktiviteteve

Më: 11 prill 2021 Në ora: 13:42
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ishte në një takim elektoral me disa të rinj sipërmarrës në fushën e teknologjisë.

Kreu i qeverisë u shpreh se është duke u punuar për të krijuar një fond 50 milionë euro për të gjithë sipërmarrësit që do të investojnë në këtë fushë.

“Një fond garancie sovrane për ju dhe për të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë botë. Dëgjova nga dikush prej jush që kanë probleme me institucionet financiare, një fond garancie prej 50 mln euro që të lehtësoj në mënyrë të ndjeshme aksesin tuaj në financimin e aktivitetit”, u shpreh kreu i qeverisë.

“Ne kemi përcaktuar në planin tonë të veprimit dy programe të rëndësishme, një është inovacioni dhe ekselenca në IT dhe tjetra është inovacioni dhe ekselenca në manifakturë”, shtoi ai më tej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat