Pallate, vila, zyra dhe çanta me para, pasuria e ‘çmendur’ e Arben Ahmetajt, që këto ditë ka lënë fluturimet dhe kërkon vota në Tiranë

Shqipëria

Pallate, vila, zyra dhe çanta me para, pasuria e ‘çmendur’ e Arben Ahmetajt, që këto ditë ka lënë fluturimet dhe kërkon vota në Tiranë

Më: 12 prill 2021 Në ora: 14:48
Arben Ahmetaj

Ditët e fundit, Arben Ahmetaj ka lënë përkohësisht udhëtimet me charter dhe harbimet në vendet ekzotike, ndërsa po kërkon votat nëpër Tiranë, për t’u bërë deputet.

‘Tigri’ kërkon edhe votat e familjeve që mbyllin muajin me borxhe, ndërsa vetë posedon një pasuri me vlerë miliona euro, të cilën synon ta shtojë dhe mbrojë nga konfiskimi duke u bërë deputet.

Pasuria e Arben Ahmetajt, i vetëquajtur ‘Tigri’ i Rilindjes, ‘Tigri’ i financave, rindërtimit, vaksinimit, etj., është e çmendur, është përrallore dhe në një nivel me aferat e tij financiare 20-vjeçare.

Aferat e ‘Tigrit’ nisin me vjedhjen e impulseve telefonike të Albtelekom me kompaninë e tij ‘Hermes’, vjedhje në vlerë 50 milionë euro dhe përfundojnë me aferën e incineretorëve, me kosto mbi 400 milionë euro për shqiptarët.

Edhe pse gjatë pjesës më të madhe të karrierës së tij politike deklaron vetëm dy paga, Arben Ahmetaj është pronar pallatesh, apartamentesh, vilash luksoze, makinash të shtrenjta dhe sigurisht që posedon llogai të majme bankare të deklaruara. Dhe bëhet fjalë vetëm për pasurinë e deklaruar, e cila mendohet se përbën vetëm 10 % të pasurisë së tij reale.

Pasuria e Ahmetajt nis me vilë në Qerret të Durrësit, pallat në Selitë të Tiranës, investim në ndërtim me vlerë mbi 500 milionë lekë në Tiranë etj.

Arben Ahmetajt ka në pronësi:

Vilë luksoze në Qerret të Durrësit

Pallat në Selitë ku nuk dihet sipërfaqja

Apartament me sipërfaqe 120 m2

Apartament 300 m2 dhe 3 parkime në emër të gruas

Investim në ndërtim në Tiranë 390 mijë euro

Investim e një projekt te Shallvaret nga bashkëshortja

90 mijë USD dhe 24 mijë euro për rikonstruksion dhe mobilim shtëpie

Arben Ahmetaj 3 000 m2 tokë arë

Bashkëshortja blerje tokë arë me sipërfaqe të paspecifikuar

240 mijë euro nga shitja e apartamenteve në Selitë

Arben Ahmetaj llogari 300 mijë euro

Llogari të përbashkët 256 mijë Euro

Llogari bankare 214 mijë euro

Llogari bankare 135 mijë euro

Llogari bankare 115 mijë euro

Llogari bankare 10 mijë USD

100 mijë euro cash në emër të gruas

Mercedes Benz 30 mijë euro.

Gruaja Benz 37 mijë euro

Gruaja makinë tip Mazda 6 mijë euro.

100 000 euro kredi për blerje apartamenti

Gruaja pronare e ambienteve Samor Tower dhe Tubourg, i ka dhënë me qira mbi 20 mijë euro në vit

Bashkëshortja, të ardhura në vlerën 65 mijë USD, 11 mijë euro dhe 12 mijë euro

Bashkëshortja, bono thesari 34 mijë USD

Llogari në emër të fëmijëve 40 mijë euro,13 mijë USD, 30 mijë USD,

Llogari në emër të fëmijëve 18 mijë USD, 51 mijë Pound, 36 mijë Pound.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat